Rama: Nga e hëna do fillojnë arrestimet për ata që nuk zbatojnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të rrugëve dhe tregjeve në Tiranë, ku tregohet se qytetarët janë grumbulluar pa asnjë masë mbrojtëse dhe distancë. Kreu i qeverisë thotë se shumë prej qytetarëve nuk po e kuptojnë atë që po ndodhë.

Për të ndaluar grumbullimet, kryeministri deklaron se nga e hëna do të nisin arrestimet për të pabindurit. Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe ushtria do të jenë në çdo njësi biznesi për të ndëshkuar ata që nuk binden.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t’u lëshuar me idenë se s’na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë!

Ushtria dhe policitë bashkiake bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore!

Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.

SHKARKO APP