Rama nuk tërhiqet nga burgu: Do bëjmë ndëshkime shembullore

Kryeministri Edi Rama tha sot në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook se masat e reja që lidhen me epideminë do të futen në Kodin Penal.
Kryeministri Rama u shpreh se personat që kërcënojnë jetën e qytetarëve do të marrin ndëshkime shembullore.
“Hapja do të shoqërohet me shtrëngim të masave, nuk mund të tolerojmë ata që mendojnë se kjo punë iku, se kjo punë mbaroi dhe të lëvizin jashtë rregullave. Masat do të shtrëngohen. Ne do ta miratojmë futjen në Kodin Penal të masave që lidhen me epideminë që nuk e kemi pasur fare në Kodin Penal si askund tjetër“,- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri hodhi poshtë kritikat që i janë bërë nga shoqëria civile këtyre ndryshimeve ligjore, të cilët thonë se ndëshkimet e ashpra bien ndesh me të drejtat e njeriut.
“Pavarësisht se çfarë thonë shumë ideologë të liri demokracisë këto janë kushte lufte, masat janë për këtë periudhë dhe nuk janë për t;u shtrirë përtej pandemisë. Do ta miratojmë dhe ndëshkimet do të jenë shembullore për ata që na kërcënojnë përfundimin me sukses të kësaj lufte. Kush thotë që populli me gjoba, populli me burg, harron që ai nuk është popull, por një individ”, tha Rama.
Sipas Ramës, populli I ka respektuar masat, sepse në të kundërt situata me pandeminë do të ishte më e rëndë. Ai tha gjithashtu se gjobat nuk vihen për të mbushur arkën e shtetit.

Propozimet në Kodin Penal për shkelje të rregullave për parandalimin e pandemisë parashikojnë deri në 15 vite burg. Kjo masë dënimi është më e ashpër se çdo masë që kanë marrë vendet e tjera. 15 vite është një dënim që jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian, por as në shtete autoritariste nuk është vendosur.

SHKARKO APP