Rama për kërkesat e biznesit: Deti nuk është bërë kos. Opozita tregon përralla

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi kërkesat e bëra nga bizneset, të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të situatës nga koronavirusi, tha se qeveria në këtë rast do të ruajë dhe atë pak ‘kos që ka’.

Në një intervistë për ‘News24’ Rama tha se këto biznese po kërkojnë edhe ‘nënën edhe babën’, por që ndihma e parë sipas kryeministrit do u jepet të varfërve. Ai rispërsëriti dhe njëherë faktin se Shqipëria është në lufte.

“Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit më duhet t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë, që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës nuk ka vend për kërkesa të ekzagjeruara. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Nëse do të ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga tv apo eksperienca jonë në rajon dhe nga vet eksperienca në 99 kur njerëzit iknin nga Kosova, se i kishin bombat mbi krye, s’do bënim pyetje për këtë kohë dhe të bënin kërkesa absurde për një kohë luftë. Duke i kërkuar qeverisë nënë e babë! Jo qeveria ka detyrë tu gjendjet pranë të gjithëve, të shoh ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme. Biznesi të mos kërkojë gjëra absurde”,- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë personat që janë shkëputur nga puna për shkak të situatës me koronavirusin, deklaroi se do të marrin pagat në fund të muajit dhe me to mund të paguajnë detyrimet, siç janë dhe fatura e dritave. “Nëse vendim që mos të paguhet energjia, atëherë vendosim që të bëjmë Shqipërinë black-out. Se kuptoj se për çfarë arsye nuk duhet të paguhet energjia, ndërkohë që pagën do ta marrësh njësoj, duke ndenjur në shtëpi. Ka vende të zhvilluara që mund të bëjnë shtyrje, por s’jemi ndër ta. Ne mezi e kemi ngritur atë sektor dhe atë kompani. Pasi ajo duhet për sot dhe për nesër. Duhet pastaj dhe për në korrik e shtator. Dhe kur lufta të mbarojë, është në natyrën njerëzore që të gjithë do ta harrojmë. Do ta mbajmë mend mirë koronën se sa gjëra të lezeçme ndodhën dhe do qeshim me faktin se njerëzit s’dalin nga shtëpia”,- tha Rama.

Sygjerimet e opozitës për frenimin e përhapjes së koronavirusit, kryeministri i vendit, Edi Rama i quajti përralla. Ai tha se pavarësisht se ata përpiqen të ngatërrojnë cdo gjë, qeveria do marrë gjërat e duhura. “Ne nuk kemi asnjë problem të marrim parasysh propozime të kujtdoqoftë, lëre pasaj të opozitës. Por opozita jonë nuk ka asnjë punë tjetër, e jona e ka zakon që edhe atë punë që ka të mos e bëjë, por të ngatërrojë punët e gjithë dynjasë duke ngatërruar cdo situatë të vështirë, duke mos u përmbajtur edhe në kohë krize si ajo e tërmetit, apo si kjo që po kalojmë tani. Ka nevojën e vetë instiktive për të ofruar përralla. Ne do bëjmë gjërat e duhura, me mundësitë tona sa do bëjnë edhe vendet e tjera të mëdha e të vogla për popujt e tyre”,- nënvizoi Rama.

SHKARKO APP