Rama premton falas librat e përdorur “si në Francë”, Boçi: Jo, si në varfërinë tonë para viteve ’90

Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka sulmuar sot Kryeministrin Edi Rama për “zotimin e mbajtur” që ai deklaroi sot nga Dibra: Dhënien falas të librave për nxënësit deri në klasën e katërt!

Ky zotim që Rama deklaoi se e kishte sipas modelit të Francës as nuk i përafrohet nismës së PD-së që “shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, te mbulohen plotësisht nga Buxheti i Shtetit”.

Boçi në shënimin e tij në Fb është shprehur sot se modeli i huazuar nga Rama gjoja nga Franca në fakt është përvoja që ka pasur Shqipëria para viteve ’90, kur në kushtet e varfërisë, librat e përdorur u shpërndaheshin nxënësve të një viti më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky Kryeministër, ndryshe flet, ndryshe shkruan, ndryshe vulos! – shkruan Boçi në Fb. – Pasi fëmijët i blenë librat për këtë vit me lekë në dorë më shumë se vjet – në Buxhet, Ministria e Arsimit shkruan se projekti për librat falas është pilot –  në Dibër, Kryeministri thotë se do të aplikohet për nx?nësit nga klasa 1 deri 4. (Akoma nuk e ka mësuar se cikli fillor është edhe me klasën e 5-të), pra vitin tjetër. Madje dhe me një kusht “francez”: Do të dorëzojnë librat e vitit pararendës që këto t’i kalojnë falas brezit që vjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po pse shkoi kaq larg, deri në Francë ky?! Apo ka kujtime?

Kemi përvojën tonë ne, sepse drejt kësaj po shkojmë me thënë të drejtën: Para vitit ‘90 fillimi i vitit me libra të përdorur ishte fenomen endemik për shkak të varfërisë, megjithëse të gjithë fëmijët “digjeshin” nga dëshira për atë magjinë që të transmeton libri i ri.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?