Rama prezanton flotën e re të ambulancave (FOTO)

Shqipëria do të ketë një flotë të re ambulancash për emergjencat spitalore. Lajmi është publikuar nga Kryeministri Edi Rama. Në një publikim në Facebook, kreu i qeverisë ka postuar dhe fotot e mjeteve të reja, të cilat kanë të dizenjuar edhe simbolet e shqiponjës dy krenare.

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”,– shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij.

Dy ditë më parë, Shqipëria bleu në Turqi rreth 6 tonë pajisje mjekësore për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blerja e pajisjeve në këtë situatë që po kalon gjithë botë është bërë thuajse e pamundur, për shkak se shtetet kryesore që prodhojnë këto produkte kanë nxjerrë ligje speciale që ndalojnë nxjerrjen jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?