Rama rrëfen live: Përse shkoj çdo natë në QSUT
Kryeministri Rama në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24” foli sot edhe për koncesionet në shëndetësi, ndërsa u shpreh me bindje se falë tyre gjendja në spitale ka ndryshuar.
Ai rrëfeu ndër të tjera se në spitale shkon për kontrolle të befasishme dhe jo vetëm kur ka kamera. “Kam vajtur në QSUT sa herë, kam vajtur edhe çdo natë, larg syrit të kamerave. Po ti më mirë shpif se sa shkon në spital”,- iu drejtua kryeministri, gazetarit Ylli Rakipi.
Rama: Kur nuk i ke parë spitalet pse flet?
Rakipi: Kush s’ka vajtur mo? Kam vajtur për nënën time, madje mora edhe ministrin në telefon…
Rama: Në spital shkojmë bashkë dhe shikojmë, merr edhe kamerat po deshe. Shko pastaj shiko urgjencën e Vlorës, model.

