Rama vetemërohet në krye të Komitetit Shtetëror për Diasporën. Ja anëtarët dhe detyrat

Qeveria miratoi sot krijimin dhe funksionimin e komitetit shtetëror për diasporën.

Komiteti do të jetë organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës dhe do të kryesohet nga Kryeministri.

Ndërkohë në përbërje të tij do të jenë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Brendshëm, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministrja  e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrja e Kulturës, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Ministri i Shtetit për Diasporën, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Drejtori i INSTAT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin:

Swiss Digital Mobile Reklama

a) përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;

b) propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë;

c) nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës;

ç) koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën;

d) mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

4. Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit.

5. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.

6. Veprimtaria e Komitetit mbështetet nga sekretariati teknik. Përbërja dhe detyrat e sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

7. Urdhri nr.115, datë 11.5.2006, i Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Ndërministror të Migracionit”, shfuqizohet.

Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave ngarkohen anëtarët e Komitetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?