Raporti/ Këshilli i Europës tregon se si pastrohen paratë në Shqipëri

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.

Raporti, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura, siç është edhe ajo e blerjes së mallrave të luksit, raporton TCH.

Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi. Në vitin 2015, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e zezë e pastrimit të parave.

Por në verën e 2017-s, Instituti i Bazelit e riktheu Shqipërinë në listën problematike të 15 vendeve me rrezikun më të lartë për pastrim parash, ndërkohë që Këshilli i Europës vëren se edhe pse hetimet për pastrim parash nga autoritetet vendase janë rritur, dënimet dhe sekuestrimi i aseteve të krimit janë të pakta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?