Rasti Saimir Tahiri/ 7 shenjat që treguan se diçka po ziente

–Saimir Tahiri u hoq si Ministër i Brendshëm me kërkesë të agjencive të huaja, jo nga vetë kryeministri. Edi Rama vetëm në fund e lëshoi ministrin e tij.

–Kryeministri nuk e riemëron Saimir Tahirin ministër edhe pse në deklaratat e tij të mëparshme e etiketonte “kampion i qeverisë”. Lind pyetja: A ka patur informacion shefi i qeverisë se kishte përgjime që e implikonin Saimir Tahirin, e në këtë mënyrë do të vendoste në pozicion të vështirë qeverinë e tij të re? Dhe duke e patur deputet nuk e përfshinte qeverinë e tij nga një skandal i tillë, që po kalon kufijtë.

–Edi Rama ndryshe nga mandati i kaluar, pranon që në ditën e parë në Parlament historinë me kanabisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

–Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk pranon takimin me Saimir Tahirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

–Top Channel në një kronikë të pasdites përmendi me emër dhe mbiemër Saimir Tahirin, duke iu referuar dosjes hetimore dhe përgjimeve, ndryshe nga mediat italiane që përmendën vetëm emrin “Saimir”.

–Kryeministri Edi Rama i paraprin me një status në Facebook daljes për media të Tahirit, ku ndër të tjera thotë se “qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie”.

–Ngjarja ndodhi pas vizitës së Edi Ramës në Itali./Tirana Post/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?