Reagojnë familjarët e lezhjanit që tentoi vetëvrasjen: Ja arsyeja e vërtetë, stop shpifjeve

Pasditen e sotme një person nga Lezha, i quajtur Saimir Zalli tentoi të hidhej nga një vinç i lartë pranë Pallatit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Ai kërkoi të takohej me Prokurorin e Tiranës për t’i komunikuar diçka. Pasi kërcënimi i tij me vetëhedhje ka zgjatur rreth një orë, policia ka arritur ta bindë atë që të zbresë.

Fillimisht sipas disa mediave u aludua që arsyeja që e ka çuar lezhjanin në këtë tentativë vrasjeje ka qenë shkaku i pronësisë, por në fakt nuk bëhej absolutisht fjalë për diçka të tillë, pasi minuta më vonë policia e Tiranës sqaroi zyrtarisht rastin, duke theksuar se shtetasi Saimir Zalla e kishte ndërmarrë aktin për shkak të divorcit me bashkëshorten dhe problemeve që kjo ndarje la pas. Këtë e konfirmon policia, por edhe kushërira e vetë Saimir Zallit, e cila nëpërmjet një postimi në Facebook ka sqaruar me detaje rastin në fjalë.

“Për të gjitha mediat, televizive apo ato të shkruara, BËJ ME DIJE se, është e vërtetë që Sajmir Zalli – i cili është djali i dajës tim – ka tentuar vetëvrasjen pak orë më parë, por NË MËNYRËN MË KATEGORIKE theksoj që ky akt nuk ka të bëjë me arsye pronësie, por me një detaj tjetër që ështe më delikat se gjithçka tjetër në botë. Konkretisht, tentativa e vetëvrasjes së djalit të dajës ËSHTË një akt proteste ndaj pengesës për të takuar fëmijët e tij. Duke qenë se prokuroria ia ka dhënë fëmijët ish-bashkëshortes, atij i është ndaluar që t’i takojë e duke mos e përballuar mallin dhe presionin psikologjik ka tentuar aktin e vetëvrasjes, që FATMIRËSISHT nuk e ka realizuar. Kjo situatë ka vazhduar me vite dhe asnjë institucion legal nuk ka marrë masa. Ky është një akt që vjen nga një prind dhe baba i dëshpëruar që vazhdimisht i kufizohet e drejta që të shohë vajzat e tij; një padrejtësi që thyen gjitha normat e drejtave të njeriut dhe të të qenurit prind. Njoftoj të gjithë gazetarët, televizionet dhe gazetat, portalet dhe rrjetet sociale që nuk bëhet fjalë për çështje pronësiëë, por për arsyet që kam theksuar më lart. Ju lutem mos sajoni e transformoni gjëra të paqëna, sepse ka fëmijë në këtë mes dhe prindër që nuk përballojnë lajme të tilla. STOP shpifjeve!!”, e mbyll reagimin e saj K.P.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarimi i Policisë: “Shtetasi Saimir Zalli u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraprake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish-bashkëshortja nuk e lejonte  të takonte dy fëmijët e tij”, sqaron policia.

 (A. Gjergji)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?