Reagon biznesi online për vendimin e fundit të qeverisë

Valer Pinderi, themeluesi i kompanisë më të madhe të shitjeve Aladini Trade Partner e cila përmban Aladini.al Bukinist.al Beba.al dhe disa faqe të tjera përgjigjet si më poshtë ndaj pyetjes tonë për vendimin e fundit të qeverisë. Të drejtën e konsumatorit që blen online për të kthyer produktin brenda 14 ditëve, një vendim i ditës së djeshme.

Në foto: Valter Pinderi

Në të vërtetë ne duhet të mbështesim çdo iniciativë të qeverisë dhe lojtarëve të tjerë në treg për të rregulluar dhe përmirësuar tregëtinë online. Unë kam 10 vjet në këtë fushë dhe vetëm pas pandemisë pashë një vëmendje drejt nesh, si nga investitorët ashtu edhe qeveria edhe përse kjo është është e ardhmja dhe industria me më shumë potencial për të zhvilluar Shqipërinë në epokën e informacionit që po aktualisht jetojmë.

Gjithashtu më vjen mirë që është zgjedhur të kthehet në ligj politika jonë, të cilën e kemi patur prej fillimit të kompanisë. Blerja online është e lidhur e gjitha me besimin për këtë arsye ne që prej lançimit  tone e kemi ofruar të drejtën për ta kthyer klienti brenda 14 ditëve.

Përtej lajmit le të fokusohemi tek rezultati

Megjithatë do të kisha dëshirë që institucionet të mos mjaftoheshin me veprime të tilla të cilat për fat të keq nga eksperienca më duken si reklama jo si punë. E them këtë sepse kam të paktën 5 vjet që nëpëmjet organizatave jo qeveritare si GIZ, SweesContact, World Bank, etj unë personalisht jam takuar me drejtuesit e tatimeve, doganave, shërbimeve postare, mbrojtjes së konsumatorit etj dhe pavarsisht se drejtuesit kanë qënë pozitivë dhe suportues në çdo diskutim në ato takime, kur kthehem në zyrë dhe në fluksin e punës shikoj që veprimet konkrete nuk konkretizohen asnjëherë, ose më keq deformohen apo tjetërsohen duke na sjellë probleme.

Gjithashtu fakti është që ne nuk na mungon ligji. Më saktë ky ligj tashmë egziston në një formë prej vitit 2008, është më Konkretisht Ligji Nr, 9902 datë 17,4,2008 të cilin po ia dërgoj gazetës tuaj për verifikim. Ky ligj i jep të drejtën çdo konsumatori Shqiptar që blen online apo jo ta kthejë produktin brenda 14 ditëve. Madje këtë ligj unë e kam diskutuar me drejtorinë e mbrojtjes së konsumatorit pranë ministrisë së ekonomisë të cilët ishin shumë dashamirës ndaj nismës time për ta kthyer këtë të drejtë të kthimit në politikën kryesore të kompanisë time. Gjithashtu kam patur takime dhe një fushatë sensibilizimi me drejtorinë e mbrojtjes së konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, edhe drejtuesit e kësaj drejtorije u treguan shumë suportues dhe përkrahës në këtë iniciativë, gjithashtu ndihmuan dy konsumatorë të Aladini.al që të kthenin produktin edhe përtej afatit 14 ditë duke qënë se ata kishin dëmtuar produktin dhe nuk përmbushnin kushtet e kthimit. Megjithatë me dashamirësinë tonë dhe të drejtorisë ne shkelëm politikën tonë për të mirën e konsumatorit.

Pra siç duket, dhe këtë ia u them nga një eksperiencë shumë e gjatë në këtë fushë ne nuk na mungon ligji, as drejtoritë dhe drejtorët. Por ky ligj dhe këto drejtori duhan burime dhe strategji për tu zbatuar. Duhet të dini që shitja online nuk ka vetëm problemin e konsumatorit por edhe një humbje kolosale në të ardhurat e shtetit. Tregu i ka kaluar 100 Milion euro gjatë këtij viti, por sërisht mbi 80% e atyre që tregëtojnë janë gjysëm informal dhe gati 30-40% e këtyre nuk kanë asnjë nipt dhe nuk paguajnë asnjë taksë duke i bërë këta gjysëm informalët mos formalizohen por të përpiqen të shmangin taksa për të mbijetuar, edhe ne që jemi 100% formalë të na i vështirësojë punën në atë pikë sa ta kemi të pamundur operimin në këtë treg. Ndërkohë që kompania që drejtoj paguan mbi 8000 Euro vetëm sigurime Shoqërore në muaj ne përveç se nuk kemi asnjë suport apo përkrahje nga shteti sa herë që dikush në majë kujtoeht të bëjë ndonjë kontroll në shitjet online na vjen ne. Këto kontrolle të bëra në një realitet me kaq shumë informalitet i bën inspektorët të mos besojnë që jemi formal për të përpiqen të gjejnë me patjetër probleme duke na i thënë të gjithë inspektorët shprehjen e famshme, ‘’ku ahet bukë bëhet edhe thërime’’ dhe vazhdojnë të kërkojnë thërimet tek ne duke lënë gjithë tregun informal. Na vinë ne që kemi 100% të gjërave në rregull dhe lejojnë mbi 2000 individë apo biznese të vogla të na konkurrojnë padrejtësisht dhe më e rëndësishmja të japin shërbim të keq dhe të mos mbrojnë konsumatorin duke i hequr lekët edhe në takstat e shtetit për investime të mëtejshme.

Disa të dhëna për zyrtarët e shtetit, aktualisht çdo ditë dërgohen mbi 12.000 pako nga më shumë se 2000 biznese individë në Shqipëri. Duke qënë se është online kjo është edhe industria më lehtësisht e identifikueshme dhe shteti mund të rrisë të ardhurat duke iu dhënë edhe mundësi të avancojnë kompani si e jona. Unë gjatë takimeve i kam shprehur drejtuesëve të institucioneve të vinë tek zyrat e kompanisë tonë të shikojnë se si ne veprojmë për të kuptuar kompleksitetin e kësaj pune dhe njëkohësisht ti vej në disozicion ekspertizën tonë për ti ndihmuar të krijonë një strategji për formalizimin e tregut. Megjithatë unë nuk jam për formalizimin duke përdorur formën e tentuar deri tani e cila ka qënë me sulme agresive të menjëhershme që mbyllin dhe gjobisin qindra biznese madje deri në burgime. Kjo është një formë e padrejtë por më e rëndësishme e pasuksesshme, individët apo bizneset që sulmohen nuk janë kriminelë dhe nuk e bëjnë me qëllim vjedhjen e shtetit, por janë qytetarë një pjesë shumë të ndershëm që duan të punojnë dhe të mbijetojnë. Por përballen me një ekonomi informale dhe me shumë padrejtësi, nuk kanë luksin apo vizionin të paguajnë gjithçka kur konkurohen në çdo moment nga padrejtësi.

Para një javë u bë një sulm masim artikulli nga Monitor këtu ku u bllokuan mijëra produkte ishte sulmi tipik i gabuar për formalizimin e tregut. Zgjati vetëm pak orë ishte i egzagjeruar duke rezikuar biznese të mbyllen dhe nuk dha asnjë shenjë vazhdimësie pas atyre pak orëve apo atyre pak bizneseve të sulmuara aq agresivisht dhe padrejtësisht për rezultatet e dëshiruara. Nuk besoj se shteti ka si qëllim të mbyllë biznese, por të marë më shumë taksa dhe ti bëjë bizneset të rriten që të vazhdojnë të paguajnë edhe më shumë. Sulme si këto bëjnë të kundërtën e objektivit që duhet të ketë shteti.

Mundësia që ka ky sektor

Megjithatë për fat të mirë shitja online është i vetmi sektor i cili mund të formalizohet lehtësisht pa patur nevojë të gjobitin apo mbyllin biznese, sepse gjithçka është e gjurmueshme live nga telefoni i inspektorit. Mjafton të kontrollohet çfarë shet online, ta verifikojë me ato që shet tani në formën e fiskalizuar dhe të informojë biznesin ku bën gabim për ti dhënë kohë të përmirësohet pa e gjobitur. Duke qënë se tani me fiskalizimin dhe tipologjinë e biznesit online asnjë biznes nuk do mund ti shmanget dot taksave dhe shteti do të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nëse krijon një strategji efikase. Nëse sulmon me sulme agresive të menjëhershme bizneset nuk do bëjnë gjë tjetër veç se do përpiqen të mbijetojnë duke korruptuar atë që ka në dorë mbijetesën e tij.

Madje nëse ne investojmë në këtë industri dhe lejojmë që bizneset mos bëhen të zgjuara për të evituar shtetin por për të shitur online ne i japim për të parën herë Shqipërisë të konkurojë në një treg global me mbi 4 Trilion $ shitje. Sepse shitja online mund të bëhet nga Shqipëria për çdo vend të botës, por si fillim duhen këta ekspertët e shitjeve online, jo ekspertët e evazionit fiskal.

Këtë herë i bëj thirje publike institucioneve të më kontaktojnë për ti shpjeguar të gjitha detajet që unë di nga ky biznes prej 10 vitesh dhe të ndihmoj sado pak të ndërtojë një strategji afatgjatë për ta formalizuar tregun pa sulmuar dhe u bërë armik i bizneseve por partneri i tyre. Të gjitha bizneset online duan formalizimin por pak janë si ne që e bëjmë përpara se të më detyrojnë, dhe asnjë nuk do formalizohet me sulme të cilat i kërcënojnë mbylljen e biznesit nga një konstatim apo argument i një inspektori. Duke parë dëshirën që drejtuesit kanë për ta bërë të mundur këtë shpresoj këtë herë të japin rezultate reale për formalizimin e industrisë.

https://kohajone.com/ligji-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve/

 

SHKARKO APP