Reagon Erion Veliaj për vendimin e Gjykatës: Duhet të pastrohet sporti nga bandat!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës për FSHF-në.

“Betejën për Tiranen e fituam! Ju falënderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojmë!

Por duhet që secili të bejë betejën e vet në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?