Reagon Jorida Tabaku për premtimin e Kryeministrit Rama për rritjen e pagave
Nga Jorida Tabaku
Ka një arsye se përse qeveria kaloi tek paga mesatare pasi në buxhetin 2023 u morr me gjithçka përpos kësaj teme: inflacioni socialist që sot ka shënuar rritjen e inflacionit bazë në mbi 8%, më i larti në rajon.
Me çmimet e produkteve ushqimore dhe shportës bazë të rritur me mbi 10%. Ndërkohë që ekonomia prashikohet me një rritje të mefshtë 2.2%, qeveria ndërmorri hapin e radhës; taksimin socialist me 23% të shtresës së mesme.
Praktikisht ia rëndoi barrën fiskale gjithë shtresës së mesme me 20 milion euro pasi ia ka kthyer jetën në ferr për 10 vjet. Perspektiva e rritjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik është në minimum sepse sistemi i ngritur nuk është fizibël dhe as meritokratik.
Prandaj dhe rritja e pagës mesatare me urdhër qeverie as është dobiprurës në afatgjatë dhe as zgjidh problemin e vërtetë që rrezikon ekonominë: emigrimi dhe këneta ekonomike ku jemi prej 10 vitesh.
Reformat që duhet të ndërmerrte një qeveri e shumicës duhet të kishin fokus: konkurencën, tregun e lirë, meritokracinë dhe një politikë fiskale me në qendër qytetarin jo oligarkinë.
Këto reforma duan guxim dhe vullnet politik; të dyja janë cilësi që i mungojnë qeverisë së pakicës. Prandaj zgjidhja e tyre është tatimi socialist, inflacioni socialist dhe një ekonomi ku taksohet 95% e shqiptarëve që të paguhen 5% e oligarkisë!