Reforma: ILDKP merr kompetencat e Policisë Gjyqësore

Misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT-EURALIUS, kërkojnë të fuqizojnë me ligj rolin e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për verifikimin e pasurive të mbi 6 mijë funksionarëve.

Kompetencat e reja parashikohen në projektligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Projektligji ka shkuar në dorë të anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, ndërsa pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.

Projektligji shton një pikë në nenin 16 të ligjit aktual, duke u dhënë inspektorëve kompetencat e Policisë Gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, sipas projektligjit veprimet e Inspektorëve të ILDKPKI kryen në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit të Procedurave Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për herë të parë, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, të cilët mbartin detyrimin për deklarim, shtohen “bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve”. Bashkëjetueset, jo vetëm do deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njëlloj si vetë funksionarët, për deklarim të rremë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?