Regjizori Basha: Ermal Mamaqi u largua për fustanet e nuseve

Regjisori i  mirënjohur “Portokallisë”, Altin Basha ditën e sotme ka qënë i ftuar në forumet e UET, ku ai ka folur për spektaklin e humorit “Portokallia”.
Altin Basha ka folur sërish mbi largimet nga “Portokallia” ku një ndër largimet më të rëndësishme si Ermal Mamaqi.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”,- është shprehur Basha.

Momentalisht pjesa ku luhet Arian Çani në “Portokalli” është pjesa me e shikuar dhe pikante.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?