Rekord, në Përmet kapen 12 tonë drogë

Rreth 12 ton është sasia e lëndës narkotike që u zbulua nga policia mesditën e kësaj të shtunë në një magazinë në fshatin Pagri në Përmet. Pak orë pas aksionit masiv të Policisë së Shtetit dhe SH.Ç.B.A, ka përfunduar edhe peshimi i lëndës narkotike, duke kapur shifrën rekord prej 11 ton e 850 kg.

Në Operacionin masiv të policisë marrin pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Aksioni

Swiss Digital Desktop Reklama

Një magazinë e tejmbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis, është zbuluar mesditën e kësaj të shtune nga policia në Përmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë. Gjatë këtij operacioni është zbuluar magazina në fshatin Pagri të Përmetit. Nuk raportohet ende për të arrestuar gjatë këtij operacioni, por policia ka skeduar disa persona, të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës. Ndërkohë, magazina ku u gjet droga nuk ka pronar, pasi rezulton të jetë pronë shtetërore. Operacioni vijoi për disa orë në të gjithë zonën e Përmetit.

S’ka të arrestuar, magazina pronë shtetërore

Nuk ka asnjë të arrestuar nga operacioni i policisë në Përmet. Vendi ku u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, rezulton pa pronar. Ajo është një magazinë e braktisur, por që rezulton pronë shtetërore.  Siç duket edhe në foto, magazina ka qenë e mbyshur plot me thasë të mbushur me kanabis, gati për t’u trafikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?