RENEA kontrolle në Mirditë, në kërkim të personit të akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit

Që prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të Mirditës, pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur E. Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.

Kontrolle janë ushtruar në banesën e tij në Mirditë, si edhe në ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet.

Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë E. Reçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit. E. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?