Reportazhi gjerman: Kundër mafias së marijuanës, kanabisi është politika

Mediat gjermane i kanë kushtuar një reportazh situatës së kanabisit në vend. Reportazhi i bërë nga dy gazetarët Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann është realizuar në verën e vitit 2017.

“Kundër mafias së marijuanës: Ku ”, është ky titulli i reportazhit, ndërsa në intervista janë marrë kryeministri Edi Rama, gazetari Artan Hoxha dhe ish efektivi i policisë së shtetit Dritan Zagani .

“Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, e nxitur nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. Nën presionin e BE, qeveria i shpalli luftë kanabisit”, shkruajnë dy gazetarët gjermanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë transferojnë tek familjet e tyre dhe, së dyti, paratë nga ekonomia e zezë, e cila vjen sidomos përmes kontrabandës“, ka thënë gazetari Artan Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke vlerësuar aksionin në Lazarat, Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann theksojnë se: Natyrisht që bosët e drogës nuk u kapën me këtë veprim. Vetëm disa fermerë, familjet e të cilëve jetonin në kultivimin e kanabisit, përfunduan në burg. Vendi Lazarat – i quajtur në media si qendër kanabisi – është shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë. Prodhimi i kanabisit vazhdoi të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Një punë e vështirë.

“Për të pastruar institucionet nga korrupsioni do të thotë t’i modernizosh ato, besoj se njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme dhe gjithmonë përdor një shembull: Asnjë shqiptar që jeton në Gjermani nuk mund të imagjinojë të dilte nga shtëpia, të hipte në makinë dhe të mos vendoste rrip sigurie. Këtu, nga ana tjetër, ishte normale që ne të shihnim gjermanët të vozisnin pa rrip, prandaj është e rëndësishme të zhvillohet një sistem ku njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre “, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Sipas këtij reportazhi kanabizimi në Shqipëri, nuk është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu: politika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?