Reportazhi i radios amerikane për hashashin: Shkoni në Tepelenë se aty…

Radio publike amerikane, PRI ka publikuar një reportazh të gjatë nga Shqipëria.

Gazetari Nate Tabak ndjek nga pas një grup të policisë shqiptare, teksa kryen një aksion për hashashin në zonën e Krujës.

Eltoni është përgjegjësi i aksionit, një oficer policie rreth 40 vjeç, mbiemrin e të cilit gazetari nuk e jep për të mbrojtur identitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabak shkruan se Shqipëria është furnizuesi më i madh i marijuanës në Europë, sipas Europol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi përshkruan me detaje aksionin dhe zbulimin e një fushe me hashash në Krujë, gazetari tregon se si Eltoni shkon në një shtëpi të bukur pranë fushës, por nuk zbulon asgjë për pronarët e mundshëm të hashashit.

Teksa po ktheheshin nga fshati Noje i Krujës, pasi kanë djegur hashashin, policët përballen me një incident.

Të rinjtë e fshatit, jashtë kafenesë nisin të bërtasin në drejtim të makinave të policisë.

Eltoni frenon makinën dhe oficerët dalin e përballen me të rinjtë.

Një prej tyre i thotë policisë se po i shkatërrojnë me këto aksione.

“Ne jemi vetëm fshatarë,” shton njëri.

“Shkoni në Tepelenë, një qytet në jug, atje ku qeveria akuzohet se mbron rritësit e hashashit,” thonë të rinjtë.

Pas disa minutash tension, policët largohen.

Eltoni thotë se nuk i intereson debati mediatik në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, që akuzohet se ka ndihmuar një grup trafikantësh.

Ai shton se bën punën e tij.

“Ky takim me fshatarët i la banorët të frikësuar, por Eltoni nuk iu afrua zbulimit të ‘peshkut të madh’,” e mbyll reportazhin gazetari. MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?