Reshjet e dëborës dhe ngricat në Kukës, s’ka akse rrugore të bllokuara

Në qytetin e Kukësit janë ndërprerë reshjet e dëborës, ndërsa i kanë lënë vendin akullit dhe ngricave. Për të normalizuar situatën, Bashkia ka nisur punën duke hedhur kripë.

Trashësia e dëborës në qytet arriti 8 cm, ndërkohë që në zonat e thella arrin deri 25-30 cm. Deri më tani nuk raportohet për akse rrugore te bllokuara dhe nuk ka emergjenca shëndetësore.

Rruga e Kombit është e pastër ndërsa procesi mësimor vijon ritmin e përditshëm ndërkohë që Bashkia ka marrë masa që të shtohen furnizimet me lëndë drusore në të gjitha shkollat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?