Reshjet e shiut, OSHEE: 90% e dëmtimeve në zona të thella rurale
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.
Situata energjitike si pasoje e reshjeve të dendura të shiut ka ardhur duke u përmirësuar. Sipas
OSHEE megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e terrenit kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës.
Sipas të dhënave të OSHEE deri 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave.
Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.
Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe nga informacionet e fundit të OSHEE, ka të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike:
- Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit
- Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut
- Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar
- Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë
- Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan
Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë
- Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë
- Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë
- Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik
- Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë
- Rajoni Vlorë: Novoselë
- Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht
/Oranews.tv/

