“Reuters”: A e kishte Rama fjalën për Rusinë?

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters”, ka bërë një shkrim për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe deklaratat e tij në konferencën për shtyp me kancelaren Angela Merkel.

Ajo i ka kushtuar vëmendje sidomos deklaratës së Ramës, për forcat e huaja që janë kundër politikës së BE-së pro Ballkanit.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës me kancelaren Merkel kritikoi vendet e huaja për ndërhyrje në politikën për shtetet e Ballkanit Perëndimor në një kohë kur është përhapur shqetësimi rreth ndikimit të Rusisë”, shkruan “Reuters”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama nuk e përmend me emër Rusinë, por diplomatë nga rajoni janë ankuar prej disa kohësh se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe Shqipëria”, vijon më tej agjencia e njohur e lajmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, “Reuters” shkruan se kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman ka ngritur shqetësime këtë muaj se Rusia mund të kërkojë për të ndërhyrë në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm, duke i bërë jehonë kështu shqetësimeve të ngritura nga zyrtarë të zbulimit në Shtetet e Bashkuara para fitores së zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump.

“Rama theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu duke folur para takimit, Merkel vlerësoi reformat e brendshme politike në Shqipëri, por tha se hapa të mëtejshëm të nevojshme duhet të ndërmerren, si në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet gjithashtu në shkrimin e “Reuters”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?