Revolucioni i dështuar, forcoi më shumë një kryeministër që ishte i dobësuar

Nga Kreshnik Spahiu

Sot në shesh protestuan 300-500 demokratë.
Dikur kaq persona i mbidheshin Azem Hajdarit kur furnizonte makinën në një pikë karburanti.
Ky është niveli më i dobët historik që nga 1990 deri më sot.
As protestat e shoqatës së Sazan Gurit nuk janë në këto nivele, sepse me protestat e Adriatik Lapës apo Endri Shabanit nuk krahasohen dot sepse ata kanë mbushur sheshin Skënderbej.
Po pse Revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë e deputetëve?
Praktikisht deputetët janë braktisur nga familjet e tyre.
Kuvendi i Partisë Demokratike ka 7200 anëtarë.
Nëse vetë antarët e Kuvendit me 4 antarë të familjes do të protestonin, sot në shesh do ishin afro 30.000 protestues dhe jo 300 persona.

Sikur vetëm gratë dhe fëmijët e 65 deputetve dhe 300 antarve të Këshillit kombëtarë të mbështesnin protestën sot do kishim në shesh 2000 protestues.
Në dasmën e kalamajve Berisha ka pasur më shumë dasmorë se kishte sot protestues.
Përfundimisht Berishës dhe Metës i ka humbur vula dhe kanë probleme psiqike duke humbur axhendën politike:

Dhe kur të humbet vula dhe busulla shpall luftë gjithë planetit.
– 3 Mars protestë kundër Gjykatës Apelit për vulën.
– 4 Mars protestë kundër Gjykatës Parisit për Blinken.
– 5 Mars protestë kundër SPAK: “Mos arrestoni Metën”
– 6 Mars protestë kundër Gjykatës SHBA: Arrestoni Ramën
– 7 Mars kundër ambasadës UK: “JO Berisha Non-Grata”
– 8 Mars protestë në New York: “Largoni Yuri Kim”
– 9 Mars potestë para prokurorisë: Mbyllni Gërdecin”
– 10 Mars protestë para ambasadave: Jeni të korruptuar

Në këtë çmenduri nuk po ju shkojnë as familjet nga pas sepse e kuptojnë, që pas çdo proteste Rama po forcohet dhe nuk po dobësohet.

E gjitha kjo i ngjan një ndeshje futbolli, ku ekipi tyre i zemrës jo vetëm ka 10 vjet që humbet thellë në çdo ndeshje, por tashmë përveç rezultatit ka humbur edhe tifozët, duke lënë shkallët e stadiumit bosh.
Askush nuk beson më çmendurinë e revolucionit kundër Ramës.
“Che Guevara” bardheblu ka marr pushkët kundër Amerikës, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe pasi të përmbysi qeveritë e gjithë planetit, do kthehet të rrëzoj Edi Ramën.
Jo more jo, familjet e tyre nuk i mbështesin sepse i shohin çdo natë sa rëndë janë ata nga pagjumsia dhe psikopatia.
Prandaj sot në shesh nuk ishte askush nga familjet e deputetve.
Ata nuk i mbështet askush në Revolucionin e degraduar që për dy javë forcoi një Kryeministër që dukej i rrëzuar. Me sa duket Berisha është gomonia e përjetshme e Edi Ramës…..

SHKARKO APP