Riaktivizohet zjarri në Abazë të Krujës, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve

Në vatrën e zjarrit në Abaze të Krujës vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për të shuar flakët që riaktivizohen herë pas here, për shkak të trungjeve të pemëve të djegura.

E vështirë të flitet për situatën për shkak të riaktivizimit të herëpashershëm të zjarrit, por nënkryetarja e bashkisë Krujë Yllka Kukalaj shprehet se aktualisht nuk rrezikohen banesat në zonë dhe ndërhyrja vazhdon nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë nga toka dhe helikopteri i Forcave Ajrore po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?