Rikthehet murtaja e ruminantëve në Shqipëri, asgjësohen dhjetëra krerë dele
Rasti i parë i murtajës së ruminantëve për këtë vit është konfirmuar në fshatin Mali i Gjymtit, në njësinë administrative Dajç.
Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar vendosjen e zonës në karantinë, në një perimetër prej 3 deri në 10 kilometra, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
Si pasojë e infektimit, rreth 20 krerë dele në pronësi të fermerit Sokol Volaj janë groposur, ndërsa pritet asgjësimi edhe i rreth 60 krerëve të tjerë.
Rasti është konfirmuar zyrtarisht prej tre ditësh, ndërkohë që dëmi ekonomik për fermerin konsiderohet i lartë, duke kapur vlerën 10–15 milionë lekë të vjetra. Ai shpreson në një dëmshpërblim nga strukturat përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH

