Rikthehet në burg poseduesi i drogës në Llakatund, por arratiset

Gjykata e Apelit në Vlorë ka rikthyer në burg Rakip Arapaj, 58 vjeçarin e dyshuar si poseduesi i sasisë prej 5 ton të  hashash të gjendur në banesën e vëllait (të vdekur) shumë pranë banesës së tij në fshatin Llakatund të Vlorës.

Ekzekutimi është bërë nga policia vendore, por Arapaj nuk është gjendur në banesë ndërsa blutë e Vlorës e kanë shpallur në kërkim ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës.

Vendimi i rikthimit të Arapaj në burg u mor nga trupa e përbërë nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko, Petrit Aliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e së Martës, 31 Tetor, pasoi atë të një ditë më parë ku trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari  Sokol Ngresi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për të shpallur moskompetencë dhe për ti kaluar në shqyrtim trupës e cila e kishte ndjekur gjykimin nga themeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja “Llakatundi” ka ngjallur jo pak bujë mediatike, kjo pasi në rivlerësimin e masës së sigurisë të mbajtur nga gjykatën e Shkallës së Parë, në Vlorë, gjyqtari Arqile Basho vlerësoi që personi nën hetim  Rakip Arapaj, të gjykohej në gjëndje të  lirë, në kushtët e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 mln lekë të reja.

Vendim për të cilin Basho i tha Ora News se vendimi i tij ishte i argumentuar dhe se nuk kishte diçka për të shtuar apo sqaruar mbi çështjen. Për çështjen “Llakatundi” janë zhvilluar deri më tani 5 seanca gjyqësore  sa i përket masës së sigurise së personit nën hetim  Rakip Arapaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?