Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën verore. Mëngjesin e së dielës, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale.

Kjo masë aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore.

Ndryshimi i orës ka për qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë muajve më të ngrohtë dhe aplikohet në Europë prej dekadash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdoruesit e telefonave inteligjentë, kompjuterave, orëve smart dhe pajisjeve elektronike do të shohin ndryshimin të kryer automatikisht. Ata që përdorin orë analoge ose më të vjetra duhet ta rregullojnë vetë orën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ora verore do të qëndrojë deri më 25 tetor 2026, kur të kthehet ora dimërore. Edhe pse ka pasur diskutime në nivel europian për heqjen e kësaj praktike, sistemi i ndërrimit të orës vazhdon të zbatohet normalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

E dëmton 4401 (75.2%)
Nuk e dëmton 1452 (24.8%)

Vota totale: 5853