“Rilindja” e Edi Ramës më shumë hashash se drithë!

Nga Albina Deda/(Deputete e PD)

 Shqipëria nuk e meritonte një ndëshkim të tillë! Ajo ka katër vite që po konsumon dhe energjinë e fundit në grahmat e mbijetesës! Tani fajtori nuk është diktatura e proletariatit por diktatura e krimit. Dhe njeriu që instaloi këtë sistem që kombet e qytetëruar e provuan në vitet ’30 të shekullit të kaluar ka një emër të përveçëm: Edi Rama.

Vetëm personaliteti i tij, medikalisht i deformuar, subkoshienca e tij e përvudnuar arrin këtë makabritet papërgjegjshmërie! Ai harron se është rrogtar për t`i shërbyer vendit dhe jo sulltan despotik i pa asnjë fré e korrnizë njerëzore e politike. Tonelatat e hashashit tejkalojnë ato të drithërave e ky bën parada virtuale arritjesh!

Swiss Digital Desktop Reklama

Atdheu është në këmbë nga fatkeqësitë natyrale e ky skizofren rrëmben karrikaturat e tij dhe me paret e shqiptarëve turret Broduejëve të New Yorkut për të hapur ekspozita a bienale… Ky njeri që nuk njeh as norma humane e diplomatike, që nuk njeh as familje, as komb, as përgjegjësinë e detyrës, sallamaditet media më media duke paternalizuar Kosovën e provokuar dhimbjen e shqiptarëve të Çamërisë! Ky delirant psikik godet në zemër për t`i shkaktuar arrest marrëdhënjes më fatlume e afatgjatë që kombi ynë ka me SHBA!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky manjak pa parime, as zakonore nacionale e as religjoze jeton dhe personalisht nën truket e errëta të OPUS DEIT si personazhet e Dan Brawn! Kush është ky njeri që dëshiron e punon ta demolizojë genin fisnik të kombit? Po ne kush jemi e ku jemi që e lejojmë? Është koha të ngrihemi! Kemi jo vetëm përgjegjësi por dhe fuqi. Opozita sot janë të gjithë shqiptarët….!

Jo vetëm kauzat janë por dhe një lidership i ri e serioz, idealist dhe i kultivuar..! Ne duhet ta mbështesim opozitën dhe z. Basha jo për arsye parciale partie dhe as kauza meskine pushteti! Është në pyetje Shqipëria, dinjiteti ynë dhe ardhmëria! Ne i kemi dhënë qytetërimit Perëndorë e krishtërimit, Atletë e Shenjtorë! Ne jemi komb që e njohim zgjimin dhe nuk e pranojmë letargjinë që po na serviret me anestezi politike!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?