FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rilindja po harxhon miliona euro për sondazhet, por prapë dy pronarë mediash rrihen për thesin e parave

Nga Herion Mesi-

E ka hapur që herët thesin e parave, Rilindja. Përveç skemave për blerje votash dhe manipulime, ata po shpenzojnë shumë euro për propogandën elektorale për të krijuar një përceptim publik sikur PS është në pararojë të votave. Kaq shumë po hedhin për këtë krijuar këtë manipulim të publikut, aqsa çdo televizion, qoftë edhe me një antenë lokale, po fut gjoja kompani të “huaja” për sondazhe.

Mësohet se mbrëmë ka patur një përplasje fizike mes dy pronarëve të dy televizioneve për shumën e parave që do merrnin nga Rilindja. Njeri prej tyre thoshte se “kam televizion me të fuqishëm se ky”, e po kështu edhe tjetri thoshte të njëjtën gjë për televizionin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherri ka shkuar në grushte mu përpara një restoranti VIP afër kryeministrisë, sa u desh ndërhyrja e rojeve të restorantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë shefi i Rilindjes sapo ka mësuar këtë sherr ka urdhëruar E.F. që t’u rrisë kuotat me euro të dyve që të mos zihen dhe të mos plasë në publik skandali.

Por qytetarët e kanë ndarë mendjen se do ta largojnë Rilindjen më 25 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?