Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenit. “Presidenti Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama që njoftoi lirimin e menjëhershëm nga detyra të drejtueses së Shërbimit informative shtetëror, për të cilën sot u njoftua se Gjykata e Posaçme kishte lëshuar një urdhër arresti në shtëpi si dhe pezullimin e saj nga funksioni.

“Sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, shkruajti Rama në një reagim të gjatë në platformën “X” nga New Yorku ku ai ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

Kryeministri Rama shkarkon nga Amerika kreun e SHISH, Vlora Hyseni

Deputeti Ndoja: Shteti ka rënë, Begaj të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Raportohet se drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është ndaluar në Morinë

Ka më sekrete shteti? Operacioni i SPAK që po zgjeron dosjen e Agasit

Ripërtëritje në Vlorë, Berisha: Drejtuesja e SHISH-it ushtare e krimit, Proda me super sniper në banesë

”Sot shteti ka rënë”, Tabaku: Skandali më i rëndë, drejtoresha e SHISH pjesë e një grupi që ka punuar me Agasin

GJKKO caktoi “arrest shtëpie”, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?