Deputeti Ndoja: Shteti ka rënë, Begaj të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, i ka bërë thirrje Presidentit Bajram Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas kërkesës nga SPAK-u ndaj Vlora Hysenit. Ai e konsideroi situatën shqetësuese për sigurinë kombëtare, duke vënë theksin edhe te fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Sipas deputetit demokrat, në një situatë të tillë Presidenti duhet të kishte thirrur Këshillin e Sigurisë dhe të zhvillonte konsultime institucionale. “Ka rënë shteti. Sot Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë. Meqenëse kryeministri nuk është, ka lënë zëvendësin e tij aty, duhet të kishte bërë konsulta. Jemi vend anëtar i NATO-s, të ka rënë kreu i Shërbimit Inteligjent Kombëtar, agjencia ligjzbatuese kryesore”, deklaroi Ndoja.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për hetimet që, sipas tij, kanë prekur edhe struktura të tjera të sigurisë, duke përmendur kontrollet ndaj zyrtarëve dhe banesave të tyre. “Në qoftë se shteti dhe krimi janë bërë një, e pëson popullata. SHISH ka për detyrë të mbrojë rendin dhe sigurinë e shtetit tonë. Nuk e di akuzën, por si rregull pas kësaj ngjarjeje… ka rënë shteti”, u shpreh Ndoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?