Rinis me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit për Tahirin. Prokurori: Kemi prova sekrete
Ka rifilluar mbledhja e këshillit të mandateve, ku do të diskutohet dhe më pas votohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e më pas arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mbledhja pas pushimit do të vijojë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve, me qëllim që prokuroria të paraqesë materialet sekrete.
Që në nisje të komisionit të mandateve, prokurori i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, kërkoi që mbledhja të zhvillohej pa praninë e medieve, pasi sipas tij prokuria disponon prova sekrete, të cilat do të komprentoheshin nëse do të bëheshin publike.

