Romë, super-operacion i Antidrogës: 267 të arrestuar, edhe shqiptarë. Sekuestrohet 1 ton drogë

Policia italiane, njesia e Antidrogës, ka realizuar një superoperacion që ka përfunduar me 267 arrestime dhe më shumë se 1 ton drogë të sekuestruar, shkruajnë mediat italiane, citon Syri.net.

Operacioni i koduar “Pusher2” u krye nga 103 skuadra policie, të koordinuara nga Shërbimi Qendror Operativ i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit kundër trafikut të drogës.

Nga 267 të arrestuar, 250 janë burra dhe 17 janë gra. 133 janë italianë dhe 134 janë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht janë konfiskuar: 60 kg kokainë, 4 kg heroinë, 805 kg hashash, 300 kg dhe 50 bimë marihuanë dhe 70 gr drogë sintetike dhe variante të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza kryesore e operacionit u zhvillua në 29-31 mars. Ndër zbulimet qe një laborator për trajtimin, magazinimin dhe paketimin e drogës, kryesisht marihuanë.

Më shumë se 43 kg kokainë u zbuluan në një furgon të vogël dhe në një makinë të vogël që u zbulua nga hetuesit në Romë.

Makinat ishin modifikuar, u ishte ndërtuar një ndarje sekrete prej një shqiptari që u arrestua. Hetuesit romanë zbuluan dhe dy armë të mbajtura paligjshmërisht, një prej tyre madje e vjedhur, 300 fishekë dhe 150 mijë euro në kesh si dhe materiale për paketimin e drogës si dhe 700 kg hashash./Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?