Rrahën policët për një mur pa leje, arrestohen tre persona

Policia e Tiranës njofton se sot rreth orës 13:30, tre persona kanë goditur me sende të forta disa punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”. Gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T., Dega Tiranë, i datës 01.12.2016, për prishjen e një muri pa leje, në banesën e qytetarit Sokol Durma, ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit dhe disa shtetasve të cilët janë kundra këtij vendimi.

Ata kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e situatës dhe janë kundërshtuar me forcë duke bërë rezistenc si dhe penguar punonjësit në kryerjen e detyrës. Ndodhur në këto kushte pas  verifikimeve u kryen  veprimet e para  proceduriale dhe u  bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Eni Spahiu , 26 vjeç, banues në Tiranë
  • Noke Spahiu , 51 vjeç, banues në Tiranë
  • Sokol Durma , 31 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi: Altin Durma , 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga Neni 242 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Nenet 236/2-25 dhe 237 të Kodit Penal”,- njofton Policia e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?