Rrëfehet trafikanti: Kam turp t’i flas djalit tim

Në një rrëfim për gazetën greke ‘Rodiaki’, 42-vjeçari shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), vuan dënimin në burgun e Xanias dhe punon duke shërbyer kafe për të burgosurit e tjerë.

42-vjeçari është akuzuar si i përfshirë në një bandë që merrej me trafikun e drogës në ishullin e Rodosit dhe është gjykuar në dy raste të ndryshme, duke u dënuar me 20 vite burg. Por ai këmbëngul se është i pafajshëm në të gjithë këtë histori, e megjithatë është dënuar dy herë.

Tani shqiptari është transferuar përkohësisht në ishullin e Rodosit për seancën e radhës gjyqësore ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se si ka ndikuar në jetën e tij, 42-vjeçari thotë se nuk ka guxim as t’u flasë fëmijëve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më është shkatërruar jeta. Kam dy fëmijë, djalin e lashtë 6 vjeç dhe tani është 15 kurse vajzën e lashë 2 vjeç dhe tani është 11 vjeç. Djali më pyet ndonjëherë përse nuk shkoj ta takoj dhe tani që kam ardhur kam turp ta marr në telefon. Tani do më thotë, çfarë ka ndodhur, prapë ke gjyqin? Ndonjëherë vijnë fëmijët dhe më takojnë në qeli. Aty ku jam tani, në Xania, jam mirë. Të gjitha janë të reja, ushqimi dhe gjithçka tjetër janë të pastërta. Më kanë mbetur edhe 7 vite në burgun ku kam punuar si shërbyer kafeje”, shprehet shqiptari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?