Rrëfimi i nënës që humbi foshnjën nga zjarri në Babrru
Suada Hamza, nëna e 2-vjeçarit teksa rrëfen versionin e saj të ngjarjes ka shpërthyer në lot.
“Lashë gjellën në zjarr mbi bombol dhe dola jashtë. Më i vogli po flinte, kurse i madhi doli të luante. U ktheva, u mundova të hapja derën ta shpëtoja, por nuk ia dola dot”.
Nëna akuzon se zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje.
“2 orë më vonesë. Flakët u përhapën shumë shpejt”, thotë Suada mes lotësh e britmash.
Të tjerë të afërm theksojnë se në barakë ndodheshin dhe ato pak të ardhura të familjes. “U dogj, gjithcka u dogj, dhe paratë u dogjen”.
Flasin fqinjët
Fqinjët me familjen rome në Babrru tregojnë për Report Tv se familja jetonte në varfëri të tejskajshme. E vetmja e ardhur e tyre ishte lypja me fëmijët dhe mbledhja e kanaçeve në rrugët e Tiranës. Sipas fqinjëve, kjo rutinë ndiqej çdo ditë nga familja e varfër rome.
“Pamë flakët dhe njoftuam menjëherë zjarrfikësen”, thanë ata për Report Tv.
Policia
Më datë 17.11.2016, rreth orës 08:35, në lagjen Shpat, Babrru, ka rënë zjarr në një banesë, në të cilën ndodheshin dy fëmijë të mitur brenda saj.
Si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.

/shqiptarja.com

