Rrëfimi i të moshuarve: Grabitësit i ranë ziles, ishin me armë…

Një çift i moshuarish në Vlorë u grabit gjatë natës nga tre persona të paidentifikuar. Ka qenë vetë Resmi Osmënaj, ai që ka bërë denoncimin në polici. 81-vjeçari tha se në shtëpinë e tij në lagjen “1 Maji”, ku ndodhej vetëm me bashkëshorten, kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.

Osmënaj, një i moshuar i sëmurë me paralizë, ka rrëfyer terrorin e përjetuar nga grabitësit në banesë gjatë natës. Përpara efektivëve, ai ka theksuar se hajdutët ishin të armatosur dhe i kishin ranë ziles së shtëpisë dhe momentin kur gruaja e tij e ka hapur derën ata e kanë goditur.

“Mbrëmë natën i ranë ziles së derës. Unë i thash gruas mos e hap derën, se në fakt 2 pleq ishim, djemtë i kam në Itali. Ngrihet gruaja hap derën. Sapo hap derën ishin dy veta aty, njëri me automatik dhe njëri me levë të gjatë dhe i ra në fytyrë gruas. Ajo ulërti dhe ra përtokë. U ngrita unë, siç isha i sëmurë, erdhi njëri më shtyu e më hodhi prap në krevat. Bënë kontroll, nuk lanë vend pa kontrolluar, i hodhën të gjitha të tokë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Resmiu u shpreh se grabitësit ishin me maska, 2 i torturonin brenda ndërsa autorët e tjerë ishin jashtë dhe se kishin ardhur vetëm për të marrë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Na thanë kemi ardhur vetëm për lekë, sduam gjë. Kishte rreth 200 mijë lekë të pensionit dhe na i morën. I hoqën varësen gruas edhe një unazë. 2 persona ishin që na torturonin. Ndërsa jashtë ishte njëri që na ruante. Ishin 3 ose 4 grabitës. Më morën telefonat dhe nuk kisha me çfarë të merrja në telefon policinë. Kisha një telefon të vogël që e vura në karikim për ti lajmëruar”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?