Rrëfimi: Si ma vodhën kunetërit gruan dhe pasurinë
I tradhtuar nga kunetërit, vëllezërit e gruas, të cilët me anë të mashtrimit arritën t’i zhvatnin 40 milionë lekë, një 47-vjeçar nga Kruja ka vendosur të tregojë gjithë dramën e jetës së tij, të keqen që I erdhi, nga ata që nuk e priste.
Urim Mjeshtri ka rrëfyer sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 të gjitha peripecitë që ka kaluar pas mashtrimit të kunetërve, Ali dhe Artan Dermexhiu, që sipas Urimit, arritën kulmin, kur i morën gruan, motrën e tyre.
I gjendur përballë këtij fakti, babai i dy vajzave nuk ka forcë të ndryshojë asgjë, por ka shpresë së bashkëshortja e tij do ta dëgjojë thirrjen e dëshpëruar që vjen live nga emisioni “Me Zemër të hapur”.
“Vëllezërit e tu çfarë nuk më kanë bërë, tani ka ngelur vetëm të më zhveshin lakuriq”, – i thotë ai gruas në përpjekje që ajo të thyejë vullnetin e vëllezërve, dhe të kthehet tek njeriu me të cilin u martua para 20 vitesh, martesw nga e cila kanë ardhur në jetë edhe dy vajza.
Sa kohë keni i martuar?
Urim Mjeshtri: Kam mbi 20 vite
Si e keni njohur?
Me shkuesi, qëndruam edhe 1 vit fejesë
Marrëdhëniet si i ke pasur gjatë kësaj kohe?
Shumë mirë edhe me të edhe me familjen
Kur nisën problemet?
Në 1997 këta më morën paratë mua dhe i futën në firmat piramidale. Aty nisi konflikti se i thonë 40 milionë.
Po gruan pse ta morën?
Po ajo ishte e sëmurë, unë e kisha pranuar, po për shkak se duhet të punoja ikja në Greqi dhe kthehesha prapë. Ata me sa duket ja mbushën mendjen e morën me vete. Tani s’ka mbetur gjë tjetër veçse të më zhveshin lakuriq.
Ti e ke dhunuar ndonjëherë gruan?
Jo, jo në asnjë mënyrë, as vajzat as gruan
/BW

