Rrëshqitjet në Rrugën e Kombit, Rama: Punimet pa studim gjeologjik

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellje probleme në Rrugën e Kombit.

Kryeministri Edi Rama e vëzhgoi nga afër situatën, ndërsa theksoi se problematika vjen për shkak të mungesës së një studimi serioz gjeologjik gjatë ndërtimit të saj

Nga reshjet e fundit është evidentuar çarje masive e malit duke sjellë rrëshqitjen e dherave mbi trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e vënë seriozisht në rrezik jetën e udhëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nënvizoi se zgjidhja e këtij problemi do të jetë puna e parë e kompanisë që do të mirëmbajë rrugën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo do jetë ndërhyrja e parë që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë që mos thellohet kjo çarje dhe mos ketë pasojë të tmerrshme për gjithë projektin. Kështu është, janë bërë pa studime gjeologjiket ë mirëfillta, pa ndjekur gjithë procesin teknik, ashtu si duhet, pas berihait, po sidoqoftë besoj se do jetë shumë shpejt e stabilizuar kjo pjesë e ndërkohë do fillojë punë për përfundimin e për mirëmbajtjen në vazhdimësi gjatë gjithë viteve, që mos ketë asnjë problem”, tha Rama.

Në Mirditë kryeministri ka inspektuar dhe një sërë projektesh, që kane nisur të zbatohen apo kanë përfunduar si pjese e projekteve të Rilindjes Urbane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?