Rriten dyshimet. Media kineze: Numri i viktimave është fshehur, të vdekur janë 42 mijë
Kina numëron zyrtarisht 3300 viktima nga koronavirusi dhe 88 mijë të prekur. Shifrat gjithmonë janë marrë me rezerva nga vendet tjera, pasi dyshohet se të dhënat janë të tjera.
Një media kineze shkruan sot se numri i viktimave dhe të prekurve duhet të jetë deri në 10 herë më i madh.
Gazeta italiane “Corriere Della Sera” shkruan se të dhënat e medias kineze japin një panoramë më të frikshme të asaj që ka ndodhur.
Radio Free Asia ka bërë një llogaritje të viktimave duke u bazuar në të dhënat e krematoriumit në qytetin Hankou në provincën Whan. Në vetëm një ditë agjencia funerale e krematoriumit ka marrë 5 mijë trupa viktimash. Ndërkohë që kjo media shkruan se duke u bazuar në shifrat e trupave të viktimave, numri total i të vdekurve në provincën Whann mund të jetë më shumë se 42 mijë.
KOHA JONË SONDAZH

