Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për të dielën
Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa nga mesdita pritet shtim gradual i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat kodrinore dhe malore do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Në intervale të shkurtra reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë.

