Rritet numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një 67-vjeçar nga Tirana

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv. Ai ishte prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Informacioni u bë i ditur nga komunikimi për mediat nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”, tha specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                               157 raste
– Durrës                               33 raste
– Lushnje                              5 raste
– Elbasan                              9 raste
– Fier                                   25 raste
– Kavajë                               8 raste
– Rrogozhinë                        4 raste
– Korçë                                16 raste
– Vlorë                                  5 raste
– Shkodër                            31 raste
– Lezhë                               14 raste
– Berat                                 1 rast
– Has                                    9 raste
– Krujë                                  5 raste
-Tropojë                               4 raste
– Pukë                                  4 raste
– Mirditë                               3 raste

SHKARKO APP