Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, shkon në 33 mijë

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri, vijon ende të rritet. Mediat turke raportojnë se numri i të vdekurve ka arritur në 30 mijë.

Turqia ka konfirmuar se vetëm në territorin e saj kanë humbur jetën 29,605 persona, ndërkohë që 3553 të tjerë raportohet të kenë vdekur në Siri.

Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti i të hënës në 7 shkurt kishte një fuqi prej 7.8 të shkallës rihter dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha të ndërtesave në të dy vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?