Rritet siguria në Rinas, amerikanët montojnë skanerin

Rritet siguria në Rinas. Zëvendës shefi i ambasadës së ShBA, David Muniz ndoqi nga afër vendosjen e skanerit me rreze X në aeroportin “Nënë Tereza”. Kjo është aparatura e katërt që Amerika dhuron për Shqipërinë, në mbështetje të Drejtorisë së Doganave.

Tre skanerët e tjerë gjenden në Portin e Sarandës, në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe në Pikën Kufitare të Qafë Thanës. Këta skanerë do t’i japin Doganës Shqiptare aftësinë për të zbuluar dhe parandaluar kontrabandën në portat shqiptare të hyrjes.

Megjithatë pavarësisht pajisjes me aparatura, ka patur raste që kamioni plot me kanabis të kalojë në pikën kufitare pa u vënë re. Ky nuk është një defekt i aparaturave amerikane, por i efektivëve të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për kamionin që kaloi me 8 ton drogë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?