FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rritet tensioni mes SHBA dhe Koresë së Veriut, mesazhi i ri për Kim Yong: Na u sos durimi, tani…

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka paralajmëruar hapur Korenë e Veriut pas testit të fundit raketor duke thënë se “koha e durimit” ka marrë fund.

Duke transmetuar kështu fjalën e të parit të SHBA-ve Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, Pence shtoi se SHBA-të dhe aleatët e tyre do përdorin “mjete paqësore por deri në analizën e fundit, çdo mjet që është i nevojshëm” për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe stabilitetin në rajon, raporton BBC.

Numri dy i SHBA-ve rikonfirmoi aleancën mes Washingtonit dhe Seulit, ndërsa shtoi se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” për t’i bërë presion Phenianit deri sa të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programi raketor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera ai e konsideroi “provokim” testin e dështuar të raketës së Koresë së Veriut, ndërsa shtoi se uronte që regjimi i Kim Yong Un ta lexonte drejt mesazhin e ardhur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. “Ushtria jonë gati dhe është më e fortë se kurrë më parë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër”,- mësohet të jetë shprehur Trump siç raporton Daily Mail.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pence shtoi ndër të tjera se presidenti i SHBA-ve Donald Trump shpreson që Kina të përdorë “manovrat e saj të jashtëzakonshme” që Korea e Veriut të heqë dorë nga programi raktor dhe nuklear. Dje përmes twitter-it, Trump ka deklaruar se Kina po bashkëpunon me SHBA-të për të zgjidhur “problemin afrikoanoverior”. Po dje, pati edhe një telefonatë mes sekretarit të Shtetit amerikan, Rex Tillerson dhe ministrit të jashtëm të Kinës, Yang Jiechi, që diskutuan pikërisht për këtë problem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?