Rritja e pagave të ushtarakëve sipas gradave, ja përqindja

6 750 ushtarakë në Shqipëri do të përfitojnë një rritje page, e cila varion nga 2 200 deri në 7 850 lekë. Kjo rritje përllogaritet që të jetë nga 5-7 për qind sipas një deklarate të Kryeministrit Rama disa ditë më parë.

Sipas llogaritjes së bërë, përfitojnë gjithsej 6.750 ushtarakë. Shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave është 350 milionë lekë. E ndarë kjo sipas gradave, do të ketë rritje page nga 2.200-7.850 lekë në muaj. Sipas tabelës së detajuar, nga rritja përfitojnë 7 ushtarakë të lartë, në shumën 40 milionë lekë dhe 6.746 ushtarakë të tjerë, në shumën 310 milionë lekë.

Pagesa mesatare mujore e ushtarakëve nga 44.870 lekë që ishte tashmë bëhet 48.014 lekë. Një gjeneral tashmë do të marrë një shtesë page mujore nga 5.900-7.850 lekë, një major kolonel do të ketë rritje nga 4.580-7.000, një nëntoger kapiten do të marrë nga 3.402-3.990 lekë më shumë në muaj. Nënoficerët do të kenë shtesë page nga 2.800-4.081 lekë në muaj, ndërsa ushtarakët aktivë do të kenë shtesë 2.200-2.700 lekë në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo llogaritje vlen për rritjen nga 5-7%. Nëse do të vendoset në buxhetin e ri që rritja të jetë nga 8 deri në 10%, shifrat sipas kategorive pritet të jenë edhe më të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?