Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe për ata që punojnë në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit të ri, shtesa për vjetërsi në punë ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve të shërbimit: 0.6% për 10 vitet e para, 0.8% për vitet 11–20 dhe 1% për vitet 21–30, duke u llogaritur mbi pagën e pozicionit. Po ashtu, shtesat për mjekët në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale dhe neonatologji arrijnë 18,000 lekë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët e laboratorit apo imazherisë që punojnë në këto shërbime do të përfitojnë 12,000 lekë në muaj.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa për shërbimin e urgjencës që ndryshojnë sipas ditëve dhe orarit të punës. Për shërbimin e urgjencës në spitale dhe qendrat shëndetësore që ofrojnë shërbim të pandërprerë, shtesat ndryshojnë sipas kohëzgjatjes së turnit dhe ditës: për sistemin 24-orësh ato shkojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,200 lekë në ditët e festave, ndërsa për sistemin 16-orësh dhe 12-orësh shtesat janë proporcionalisht më të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, punonjësit teknikë të laboratorëve që kryejnë shërbim 24-orësh marrin shtesa nga 2,000 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,000 lekë në ditët e festave. Parashikohen kompensime për punonjësit që punojnë larg vendbanimit, si dhe mundësinë për titullarët e institucioneve shëndetësore të kenë deri në tre këshilltarë të jashtëm me pagesë deri në 112,750 lekë në muaj. Zbatimi i këtij vendimi do të nisë nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i miratuar për institucionet përkatëse për vitin 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3252 (77%)
Jo 971 (23%)

Vota totale: 4223