Rrogë për bashkëshortet/ët si dhe fëmijët e ambasadorëve

Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të zbatohet për herë të parë “Paketa e Diplomatit” e cila parashikon pagesa mujore për familjarët e diplomatëve.

Sipas buxhetit të ri pagesa do të ketë për bashkëshorten/in si dhe fëmijët e tyre. 100 milionë lekë të reja ka kërkuar Ministria e Jashtme si shtesë në fondin e saj për buxhetin e vitit 2017-ë.

Fondi vjen në kuadër të asaj që Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur Paketa e Diplomatit, e cila aplikohet për herë të parë. Për bashkëshorten/in, pagesat do të jenë 450 euro në muaj në vendet ku pagesat bëhen në euro dhe 500 $ në muaj në vendet ku pagesat bëhen në dollarë. Pagesa do të ketë edhe për fëmijë. Për çdo fëmijë pagesa do të jetë 180 euro ose 200 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhet që nga janari i 2017-ës, kontributet për sigurimet shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pagesat për familjarët e diplomatëve

Në euro
Bashkëshortja/i – 450 euro në muaj

Për çdo fëmijë – nga 180 euro në muaj

Në dollarë
Bashkëshortja/i – 500 dollarë në muaj

Për çdo fëmijë – 200 dollarë në muaj

Vendimi i parashikuar në buxhetin 2017

1. Ne buxhetin e ri te vitit 2017 ne vijim te ligjit te ri per sherbimin e jashtem te miratuar para disa muajsh do te zbatohet per here te pare paketa e diplomatit qe parashikon:
Cdo diplomat qe sherben jashte, per bashkeshoritin/en dhe per cdo femije do te marrin 450€ per bashkeshortin dhe 180€ per cdo femije (ne vendet ku pagesa eshte me €) dhe 500$ per bashkeshortet dhe 200$ per femijet (ne vendet ku pagesat behen me $).
2. Kjo do te mundesohet fal nje shtese prej 1 miliard lek te vjetra ne buxhet te MPJ.
3. Per bashkeshortet e diplomateve do te paguhet qe nga janari 2017, kontributet per sigurimet shoqerore.
4. Këtë e përfitojnë te gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë atdheut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?