Rrugëve të Tiranës me automatik në dorë, arrestohen dy të rinj
Dy persona të cilët qarkullonin lirshëm dhe të armatosur janë vënë në pranga nga policia e Tiranës.
Në kuadër të operacionit Prita, blutë e kryeqytetit arrestuan Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.
“Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjari automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.
Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.


