Rusia bllokon 640 kg sherbelë shqiptare në Shën Petërburg

Në portin detar të kufirit verior kryeqytetit rus nga Gjermania mbërriti një parti prodhimi nën karantinë të rrezikut të lartë fitosanitar të – sherbelë (Salvia officinalis) e tharë mjekësore, me origjinë nga Shqipëria.

Agjencia federale ruse e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar (Rosselkhoznadzor) për Shën Petërburgun dhe rajonin leningradas mori vendim të ndalonte hyrjen e 640 kg sherbelë, meqenëse ky produkt ndalohet përkohësisht të importohet nga Federata Rus, njoftoi Rosselkhoznadzor-i, më 5 dhjetor 2016. (Njoftimi në faqet ruse fsvps.ru dhe nevnov.ru)

Bën përshtypje fakti si dogana, ashtu dhe karantina fitosanitare shqiptare kanë lejuar eksportin e kësaj sasie të madhe sherbele në drejtim të Rusisë, kur dihet që Moska nuk lejon importimin e bimëve mjekësore dhe eterovajore nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 8 dhjetor, 2014 Rosselkhoznadzor-i imponoi kufizime të përkohshme për importimin e të gjitha produkteve nën karantinë me rreziku të lartë fitosanitar në territorin e Federatës Ruse nga Republika e Shqipërisë dhe më origjinë nga Republika e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo për faktin se Tirana zyrtare iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër bashkimit të Krimesë më Rusinë.

Info

Prodhimi i bimëve medicinale pati një rënie të fortë në vitin 2015 me rreth 38 për qind.

Xhavit Hysenaj nga shoqata e bimëve medicinale pohoi se, qeveria prej dy vitesh ka hequr subvencionin për sherbelën dhe sipas tij ky është shkaku kryesor, pse prodhimi ka rënë vitin e kaluar.

Hysenaj tha se heqja nga harta e mbështetjes buxhetore për sherbelën erdhi pas reputacionit të keq nga fara e kontaminuar më 2013.

Në vitin 2015 u prodhuan 10.8 tonë sherbele nga 17.4 tonë që ishin më 2014.

Në vitin 2012 me përfshirjen në skemën e subvencioneve filloi të rritet kultivimi i bimëve mjekësore në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë më 2012 u dhanë mbi 26 milion lekë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, teksa u mbollën 376 hektarë me bimë medicinave, kryesisht sherbele. Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?